Almeda Abazi, tani për tani është një ndër vajzat shqiptare më të përfolura nëpër media, veçanërisht në ato online.
Mesa duket jeta e saj me aktorin e njohur turk, ngjall shumë kureshtje tek publiku i cili ka një simpati të madhe për dyshen.
Së fundmi Almedën e kemi parë si prezantuese të spektaklit “Dancing ëhith the stars”, ku ka shkëlqyer me sharmin dhe elegancën e saj.
Gjatë pjesëmarrjes në ‘DWTS’, aktorja shqiptare është detyruar të largohet për pak kohë nga familja dhe nga bashkëshorti i saj Tolgahan dhe siç e kemi parë, secila palë e ka ndjerë mungesën e njëri-tjetrit. Tolgahan vazhdimisht ka postuar foto të aktores në profilin e tij në ‘Instagram’, duke treguar se ajo i mungon.
Së fundmi ka qenë motra e Almedës, Ilda Abazi, e cila ka publikuar në ‘Instastoryn’ e saj një foto të vjetër ku shfaqet krah motrës së saj, Almedës dhe mamasë së tyre. Mes të trejave vërehet një ngjashmëri e madhe dhe bukuroshja Almeda duket se ka mbetur po e njëjta, me ëmbëlsinë dhe bukurinë që e karakterizon.