INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzuan se gënjeu fansat, këngëtarja e njohur detyrohet të japë një shpjegim [FOTO]

E akuzuan se gënjeu fansat, këngëtarja e njohur detyrohet të japë një shpjegim [FOTO]

Publikuar më: 08:44 05-08-2018

Ajo duhet të mbante një koncert në Sydney të cilin e anulloi me pretendimin se nuk kishte gjëndje të mirë shëndetësore. Këngëtarja lajmëroi fansat dhe ndjekësit nëpërmjet një statusi në Tëitter ku shkruante:

Përshëndetje miqtë e mi nga Sidnei. Ndihem vërtetë ngushtë që më duhet t’ju jap këtë lajm: Shfaqja e të premtes do të shtyhet. Po shpresoja për disa ditë pushimi që do të më ndihmonin të kaloja këtë sëmundje, por mesa duket nuk më duhet aq kohë sa mendoja. I vlerësoj urimet tuaja dhe mirëkuptimin. Ju kërkoj falje!”

Por ditën e djeshme Pink u fotografua teksa kalonte kohë në plazh me fëmijët e saj. Ndaj menjëherë pas publikimit të fotove shumë njerëz filluan të aludonin se këngëtarja nuk ishte vërtetë e sëmurë.

wrr534.png

 

 

Pasi u akuzua se ka gënjyer fansat, ajo tregoi të vërtetn nëpërmjet një statusi tjetër:

Nuk kam nevojë ta qartësoj gjithë këtë, por për respekt të fansave të mi do ta bëj. Unë e parashikova këtë tur me shumë kujdes, duke u përpjekur të bëja çfarë ishte më e mira për fëmijët e mi, duke dhënë më të mirën time gjithashtu në shfaqjen më impenjative dhe të bukur të jetës. Ky pushim në Byron është parashikuar që në 2017, si një mënyrë për të dalë jashtë hotelit dhe dimrit për të kaluar ca kohë me fëmijët e mi. Unë jam sëmurur dy herë ( bashkë me fëmijët) gjatë këtij turi në Australi, por herën e parë që u sëmura, pata fuqi për të vazhduar. Këtë herë çfarë këta paparaci parazitarë nuk ju tregojnë ju, janë dy vizitat e doktorëve në dy ditë të ndryshme, antibiotikët, sprucuesit nazalë, sprucuesit e fytit, një bebe që qante në mes të natës çdo natë ndërkohë që e ëma i bënte banja me ujë të ngrohtë dhe i thoshte vajzës së saj se çdo gjë është mirë. Ju mund të mendoni çfarë të doni, është e drejta juaj, por unë kurrë nuk jam përpjekur t’ja hedh dikujt gjithë jetën time. Kurrë nuk jam treguar e pandjeshme ndaj njerëzve që punojnë dhe shpenzojnë para për të më parë mua në shfaqje. Unë kurrë nuk kam bërë një telefonatë të vetme gjatë tureve të mi, unë kam një zakon për të mos anulluar.

Po bëj të pamundurën, besojeni ose jo. Ata nuk më tregojnë në foto mua duke pirë ujë dhe duke pushuar ndërkohë që miqtë e mi përpiqeshin të argëtonin 7- vjeçaren time ndërkohë që më pyeste përse këta burra të frikshëm na kanë rrethuar dhe po na bëjnë foto në çdo lëvizje.

Do t’i shoh të gjithë nesër edhe sikur të jem edhe sikur të mos jem mirë, dhe shfaqja e shtyrë do të planifikohet sërish. Siç thashë, më vjen keq për fansat e vërtetë që janë prekur nga kjo situatë.

Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve."

r4frr4f.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0036551952362061