Së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes dhe kjo, pasi pranoi eksperiencën e saj si biseksuale e pasqyruar përmes këngës “Girls”.
Në Instagram, Rita Ora ka bërë një postim që ka ngjallur shumë dyshime tek fansat.
Një foto e fytyrës në të cilën shihej një fasho mbi hunde dhe të shumtë ishin ata që filluan të mendojnë se Rita ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në hunde.
Rita mesa duket e ka kuptuar që fotoja e parë ka ngjallur një mori dyshimesh dhe më pas ka publikuar një tjetër foto në Instastory ku shfaqet duke buzëqeshur ndërsa ka theksuar se fashua është për pikat e zeza në fytyrë.
Qetësohuni njerëz! Rita është natyrale ashtu siç e ka bërë nëna...