Majk, emri i vërtetë i të cilit ështrë Kastriot Rexha ka publikuar në TikTok një video ku paralajmëron një projekt të ri muzikor, duke ndarë me ndjekësit e tij një pjesë nga teksti. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të “ndizet” me komente.
Mes komenteve disa ndjekës e kanë akuzuar repern se ka kopjuar Mozzik (Gramoz Aliu). Duke etiketuar Mozzik, ndjekësi shkruan: “Po të kopjojnë.”
Komenti mori edhe një përgjigje nga Majk, i cili reagoi gjithashtu në seksionin e komenteve. Ai shkruan se në momentin që do kopjojë një artist shqiptar do heqë dorë nga muzika. Jo vetëm kaq, por shton se ka kohë që nuk “i ka rënë në vesh” asnjë këngë e Mozzik dhe se nuk i dëgjon.
“Atë ditë që ia kopjoj tekstin një këngëtari shqiptar, e lë muzikën. Përndryshe, nuk më ka rënë në vesh prej kohësh asnjë këngë e tij, nuk është se e dëgjoj”- shkruan Majk, duke hedhur kështu edhe një “kunjë” për Mozzik.
Në fakt mes Mozzik dhe Majk nuk ka patur ndonjë përplasje, të paktën publikisht. Në dukje, ata kanë patur raporte të mira ose korrekte para pak vitesh. Madje, edhe e përkrahnin njëri-tjetrin në mediat sociale duke ndarë projektet e tyre të reja.
@majkoffishal #majk #youngzerka #fyp #foryourpage #comingsoon ♬ original sound - Majk