INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzuan se ka lënë në pritje për 3 orë trajnerin Panucci, Taulant Xhaka: Ju tregoj si është e vërteta [FOTO]

E akuzuan se ka lënë në pritje për 3 orë trajnerin Panucci, Taulant Xhaka: Ju tregoj si është e vërteta [FOTO]

Publikuar më: 18:34 31-07-2017

Mesfushori Taulant Xhaka u largua para disa muajsh nga kombëtarja shqiptare duke pretenduar se sjellja jo e drejtë e trajnerit Xhani De Biazi karshi tij e shtyu të merrte vendimin që të mos ishte më pjesë e kuqezinjve për aq kohë sa italiani do të ishte në krye.

Pas ardhjes në pankinë të Cristian Panucci-t, është përfolur gjatë për një rikthim apo largim përfundimtar nga kombëtarja. Në mediat në vend ka qarkulluar lajmi se se takimi i shumëpërfolur që do të zhvillohej dje mes Panuçit dhe Xhakës në Bazel nuk ka ndodhur. Trajneri i kombëtares e ka pritur për më shumë se 3 orë futbollistin, por ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje duke mos iu përgjigjur telefonatave të italianit.

Mirëpo menjëherë pas këtyre lajmeve ka reaguar Taulant Xhaka në rrjetet sociale me një shkrim ku ka zbuluar për herë të parë të vërtetën.

Ja postimi i Xhakës:

Të nderuar Tifozë dhe i nderuar Opinion publik. Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është e vërtetë. 
Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panuçi kam pas kontakt pozitive.
Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi. 
Une do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren. 
Në çdo kohë do jem aty dhe Kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim. 
Jam krenar që perfaqësoj kombëtaren kuqezi. Falënderoj trajnerin per interesimin Edhe angazhimin.

Me Respekt Taulant XHAKA

 

Article Logic
Execution time: 0.0045349597930908