INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzuan se kopjoi këngën pjesëmarrëse në ''Kënga Magjike'', pas Fifit, reagon edhe Era Rusi, ja çfarë thotë! [FOTO]

E akuzuan se kopjoi këngën pjesëmarrëse në ''Kënga Magjike'', pas Fifit, reagon edhe Era Rusi, ja çfarë thotë! [FOTO]

Publikuar më: 19:34 29-10-2018

Era Rusi kopjoi këngën pjesëmarrëse në ‘Kënga Magjike’? 

Balada që solli këtë vit Era Rusin në “Këngën Magjike”, është kthyer në temë diskutimi, pas disa ngjashmërive të mëdha me një tjetër këngë hit shumë të njohur për të gjithë.

Teksti prekës i këngës “Mos ma merr” i punuar me profesionalitet nga këngëtarja e njohur Fifi, u përfol për një ngjashmëri me këngën “Jolene” të Dolly Parton.

Një reagim zyrtar ka ardhur nga Fifi, tekst shkruesja e baladës. E kontaktuar nga Iconstyle.al, Fifi ka reaguar duke mos mohuar ngjashmërinë. Por duke u shprehur se shumë femra përjetojnë situata të ngjashme në jetë. Situata që mund të kthehen më pas në frymëzim për tekstet e këngëve të tyre.

Por pas Fifit ka reaguar për anabel.al menaxherja e Erës që shërbeu si përfaqësuesja e saj.

Në lidhje me komentin në Instagram që aludon të njëjtën gjë si të tjerët – që kënga ngjason së tepërmi me “Jolene”, ajo tha se e panë, por nuk e fshinë pasi s’kishin asnjë arsye për të vepruar kështu.

VB.jpg

 

“Nga ana e produksionit, pra muzikaliteti, nuk ka aspak lidhje me ‘Jolene’. Është tema e këngës ajo që i ka lidhur njerëzit. Vajza në fjalë i këndon partneres jashtëmartesore të burrit dhe ky koncept i ka lidhur,” tha menaxherja e Era Rusit.

Më tej, ajo shpjegoi dhe si rrodhi procesi kreativ i këngës “Mos ma merr” pasi tha se “nuk kemi të bëjmë me plagjiaturë të mirëfilltë.”

“U bë vija muzikore fillimisht dhe Era me Fifin menduan të ishte një baladë e trishtë për një fenomen të kohërave tona, goxha të përhapur për momentin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041