INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzuan se nuk u kujdes për djalin e sëmurë! “Shfryhet” keq Kim Kardashian [FOTO]

E akuzuan se nuk u kujdes për djalin e sëmurë! “Shfryhet” keq Kim Kardashian [FOTO]

Publikuar më: 19:47 04-01-2018

Pasi e akuzuan se Kim nuk u kujdes aspak për djalin e saj gjatë periudhës që ai ishte i sëmurë, më në fund ajo i ka thënë të gjitha.

Kimi si fillim ka zgjedhur Twitterin për të komunikuar me ata që e akuzuan. Ajo ka shkruar se  i ka ndenjur djalit gjatë gjithë kohë mbi kokë. Ajo e mbylli mesazhin e saj duke i kërcënuar të gjithë: “Mos guxoni të merreni me mua për fëmijët e mi”.

Postimi i Kim-it erdhi vetëm pak ditë pasi ajo tregoi për shtrimin në spital të Saint. "Djali im i çmuar është shumë i fortë! Pasi kam kaluar tri net në spital dhe kam parë djalin që merrte serume të ndryshme, i kapur pas makinerive të oksigjenit, fundi ynë i vitit ishte shumë sfidues. Dua vetëm të falënderoj të gjithë infermierët dhe mjekët e spitalit që punojnë të palodhur gjatë 24 orëve. Ju jemi kaq mirënjohës të gjithëve. Ai është në shtëpi dhe është shëruar. I kapërcen aq lehtë vështirësitë sa jam e sigurt që do thotë që xhiroja me ambulancë ishte e këndshme! Saint-i im i fortë", shkruajti Kim në Instagram.

brenda.png

Article Logic
Execution time: 0.0041429996490479