INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzuan se ofendoi Top Channel pas largimit, reagon për herë të parë Olti Curri [FOTO]

E akuzuan se ofendoi Top Channel pas largimit, reagon për herë të parë Olti Curri [FOTO]

Publikuar më: 09:26 08-10-2017

Për të dytin sezon rradhazi, Olti Curri është rikthyer në jurinë e “Këngës Magjike”. Ai njihet si një nga personazhet më të drejtpërdrejtë edhe pse deklaratat e tij gjithnjë shkaktojnë debate. E fundit është deklarata për emisonin “Jo vetëm modë”, ku opinionisti pranoi se ka shkëputur marrëdhëniet financiare me Top Media. Bashkëpunimi i fundit i Olti Currit me Top Channel ishte si autor dhe opinionist në emisionin Big Brother Fan Club, por ai zbuloi dhe arsyen se pse është larguar nga “Top Shoë”, teksa tha se ka mbaruar tashmë dhe është kthyer në “Top show tregu fshatar”. Por siç duket lajmet që “Olti Curri degjeneron Top Channel” nuk i kanë pëlqyer aspak atij dhe e ka parë të udhës të bëjë një reagim në Facebook. Ai ka shkruar se nuk ka qenë kurrë staf i Top Channel dhe ka punuar me honorare, jo me rrogë. Ai ka sulmuar gjithashtu edhe gazetaren e Anabel për titullin duke thënë se ai gjithmonë ka kritikuar hapur dhe publikikisht autorët e Big Brother.

Ja reagimi i plotë

Jam larguar nga Top Albania Radiooo, nuk kam qene kurre staf i Top Channel...kam punuar me honorare, jo me rroge per 12 puntata ne vit ne emisionin Big Brother Fan Club...
Ky titulli i lodhur i gazetares se turnit te Anabel perceptohet sikur ika dhe kritikova, nderkohe s’ka kaluar shume nga koha, kur kritikoja hapur dhe publikisht autoret e Big Brother edhe pse isha ne Top Media...po do jete gazetare e re edhe koleget nuk ja kane treguar titujt qe ata vete shkruanin dhe konfirmojne kete qe po them...e kshu kshu

curriolti.png

Article Logic
Execution time: 0.0030820369720459