Para pak kohësh Morena Taraku shpërndau në “Instagram-in” e saj një foto nga performanca në një festival turk, ku shkruante se kishte marrë një çmim të rëndësishëm.
Fansat menjëherë iu vërsulën duke thënë se po mashtronte, por këngëtarja kërkoi vetëm pak durim prej tyre.
Ajo prej disa kohësh po qëndron në Turqi, ku po punon për projekte të reja të cilat pritet shumë shpejt të publikohen e t'i hapin rrugën për t'u bërë e famshme ndërkombëtarisht.
Të tillë kanë qenë dhe titujt që ajo ka shpërndarë në “InstaStory”, së fundmi.
"Morena Taraku do fillojë nga shteti ynë për tu bërë një yll ndërkombëtar. Morena ka fituar çmimin si këngëtarja më e mirë e Ballkanit dhe ka përfaqësuar Kosovën në shumë kompeticione që nga viti 2010", shkruajnë mediat turke.
"Turqia do më hapë dyert e botës. Po realizoj ëndrrat e fëmijërisë time. Kam një surprizë të madhe", u shpreh Morena për mediat turke,.
Disa nga artikujt e gazetave turke me tituj: "Turqia do më hapë dyert e botës", - ishten jë tjetër artikull i publikuar në “Instastory-n” e saj.