INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzuan se s’po ndihmon shqiptarët pas tërmetit, reagon Dua Lipa, bën gjestin emocionues! [FOTO]

E akuzuan se s’po ndihmon shqiptarët pas tërmetit, reagon Dua Lipa, bën gjestin emocionues! [FOTO]

Publikuar më: 13:36 29-11-2019

Në këto ditë të paimagjinueshme për vendin të gjithë personazhet e njohur kanë kontribuar për t’ju ardhur sado pak në ndihmë familjeve të prekura nga tragjedia. Në këto kushte këngëtarja Dua Lipa u vu në qendër të kritikave, pasi përveç një statusi ngushëllues nuk u pa të bënte diçka konkrete.

Por këngëtarja në fakt ka vendosur të bëjë një gjest shumë human për vendin e saj.

Përveç donacioneve të saj dhe familjes, këngëtarja ka vendosur që së bashku me dy miqtë e saj shqiptarë që kanë firmën “Bond.nyc”, të prodhojnë produkte të ndryshme të ardhurat e të cilave do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

“Përveç donacioneve të mia dhe familjes time, unë bashkohem me miqtë e mi Arben dhe Kushtrim nga “Bond.nyc” për të krijuar materiale që do të shiten në të gjithë botën dhe 100% e fitimeve do të shkojnë për personat e prekur nga tërmeti. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë në llogaritë zyrtare të qeverisë shqiptare” , shkruan ndër të tjera këngëtarja në një foto të publikuar në instagramin e saj ku shfaqet me flamurin e Kosovës, ndërsa puth në ballë të motrën që ka veshur flamurin shqiptar.

View this post on Instagram

This 28th of November, OUR National Flag Day, finds us in the middle of pain for the lost lives of the devastating earthquake in Albania and being proud of the solidarity that our brothers and sisters in Kosova and all around the world are showing towards this tragedy. As always we are all united and we are all looking for the best ways to help the affected families, children who lost their parents, parents who lost their children, and friends looking to find each other and be there for their loved ones. Every moment wasted looks like a moment too late in raising worldwide awareness of this tragedy, and that is why I can not wait any longer. Apart from mine and my family’s personal donations I am teaming up with my friends Kujtim and Arben from @bond.nyc to create materials that will be sold worldwide and 100% of the proceeds will go towards the affected families of the earthquake in Albania. All the proceeds will go directly to the official accounts provided by the Government of Albania with whom we were in contact through our friends in Prishtine. We have proved to be strong and in moments like this we come together as a nation of brothers and sisters UNITED. Pray for Albania and for the lives lost. Join the best way of helping the cause or do your own thing. The time is always right. ??❤️

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777