Ditën e djeshme, moderatori i njohur kosovar bëri një deklaratë lidhur me këngëtaren Nora Istrefi.
Gjatë lojës ”Thuaje ose zhytu” me Liberta Spahiun moderatorit i duhej ti përgjigjej disa pyetjeve shumë të sikletshme.
Liberta e pyeti atë se cili nga personazhet vip që ai ka intervistuar, është më pa tru.
Moderatori zgjodhi të mos i përgjigjet pasi nuk donte që të ofendonte askënd.
Liberta zgjodhi ta bënte pak më të lehtë, duke e pyetur se kush është më e ngurtë nga fytyrat publike në intervista.
Kësaj here ai zgjodhi të përgjigjej dhe tha pikërisht emrin e Nora Istrefit dhe menjëherë filluan lajmet e shumta lidhur me këtë deklaratë të tij.
Mirëpo, më vonë Alaudini nuk i ka pritur mirë këto lajme dhe për këtë arsye ka reaguar në Instastoryn e tij.
“Çfarë dreqin, nuk është e vërtetë. Të qenurit i/e ngurtë nuk do të thotë nuk di të flasë. Mos u mundoni të nxirrni gjëra jashtë kontekstit. Unë Norën e kam shoqe dhe duke ditur afërsinë me të që kemi u përgjigja sepse nuk do të ketë hatërmbetje,por jo që të shtrembërohet në këtë mënyrë”, -shkruan Alaudin Hamiti.