Në portalin e-albania fluksi i kërkesave është rritur. Vetëm në tetor kanë marrë shërbime online 5600 qytetarë nga 700 që morrën në shtator. E më i përdoruri ka rezultuar shërbimi për marrjen e çertifikatave, në një kohë që muajin e kaluar më i përdorur ishte kontrolli i deklarimit të pagesave të kontributeve nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Me sa duket rritja e përdorimit të këtij shërbimi online lidhet e me thirrjen e Kryeministri Rama për të refuzuar çdo kërkesë të çdo zyre për çertifikatë në letër dhe qytetarët të kërkojnë në sportele, që punonjësit ta bëjnë vetë këtë procedurë, online.