INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ardhmja është emocionuese. Ready?

E ardhmja është emocionuese. Ready?

Publikuar më: 15:30 06-10-2017

Hej, hej.... e ardhmja do të jetë është emocionuese!

Nga maja e Isuf Demës në Kungjin e Armëve, lëshohet një jehonë e vjetër, sa vetë shqiptarët, si mjeti më i hershëm i komunikimit, si zëri që përcjell kumte...
Pastaj, ndër kohë zëri trasformohet. Thirrja e malësorit prej bjeshkëve të egra, nis e kalon nëpër linja më të sofistikuara të komunikimit, derisa mbërrin në këto kohët moderne, ku çdo kumt të vjen tashmë high tech.

Emocionet, reagimet e njerëzve mbeten të njëjta, ndërsa teknologjia zhvillohet duke përmirësuar ndjeshëm dhe jetën në komunitet. Ky është mesazhi që përcillet në një spot të ri, realizuar nga regjizori i mirënjohur Ridley Scott, për të lancuar përmes tij dhe fushatën publicitare më të madhe të këtyre 33 viteve histori të Vodafone Group në treg.

Eshtë një strategji e re (bazuar në testimin e 30,000 njerëz nga 17 shtete të botës) e pozicionimit të markës dhe sloganit të saj, që do të aplikohet në 35 shtete.
Eshtë ndryshimi më i madh i bërë markës dhe ikonës Vodafone që prej prezantimit të sloganit “Power to you” në 2009.

Eshtë një hap më shumë për të shkuar drejt së ardhmes me optimizëm.

“The future is exciting. Ready?” Ky është slogani i ri, pjesa e parë e të cilit do të ndryshojë sipas gjuhëve të ndryshme të shteteve. Ready?- do thuhet kudo njësoj.

“E ardhmja është emocionuese. Ready?”, do të jetë refreni i ri që do të shoqërojë Vodafone Albania, që tashmë ka dhe një ikonë të re: në 2D.

Optimizmi do të jetë motoja e çdo dite. Vodafone ka arsye ta besojë këtë, bazuar në opinionet e 13,000 njerëzve nga 14 shtete të ndryshme të botës. Sipas studimittë zhvilluar nga YouGov rezulton se: të gjitha grupëmoshat besojnë se inovacioni teknologjik do ketë ndikimin më pozitiv në 20 vitet e ardhshme/ grupmoshat 18-24 vjeç janë më optimistët e së ardhmes. 62% e të rinjve të anketuar besojnë se standardi i jetesës do të jetë më i mirë në 20 vitet e ardhshme sesa sot/ të anketuarit nga të gjitha grupëmoshat, besojnë se standardi i jetesës së tyre dhe femijëve do të permirësohet në 20 vitet e ardhshme.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Në ato kohët e largëta kur kumtet përcilleshin si jehona mali, nuk merrej dot me mend se në ç’realitete do të na çonte zhvillimi i teknologjisë. Ndërsa sot mund ta parashikojmë perfytyrojmë mirë të ardhmen, me ku Vodafone do të jetë gjithmonë pranë në këtë rrugëtim emocionues...

CTL.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037641525268555