Pasi u lirua nga arresti Chris Brown premtoi që do të kthente faqen tjetër dhe do të publikonte muzikë të re.
U tha, u bë! Vetëm një ditë iu dësh për ta mbajtur premtimin, pasi artisti 27 vjeçar publikoi këngën “What Would You Do” në faqen e tij të Soundcloud. Nuk dihet saktësisht se kur Brown e regjistroi këngën, por disa prej vargjeve të saj përshtaten plotësisht me arrestin e tij 11 orësh. Mos ndoshta qelia i dha shkëndijën e frymëzimit këngëtarit gjithmonë problematik? Nëse kjo është situata, atëherë bëjnë mirë që ta mbajnë më shpesh nën pranga.