INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’E ashtuquajtura divë’’, Tan Brama zbulon si e mashtroi këngëtarja shqiptare dhe nuk e pagoi!

‘’E ashtuquajtura divë’’, Tan Brama zbulon si e mashtroi këngëtarja shqiptare dhe nuk e pagoi!

Publikuar më: 16:29 10-02-2022

Tan Brama ishte nga banorët e Big Brother që u fut më vonë brenda shtëpisë por krijoi simpati të madhe tek publiku dhe banorët brenda.

Ai u komplimentua për qëndrimin në shtëpi edhe nga opinionistët.

Së fundmi ai ishte i ftuar në “Pardon my French” së bashku me disa ish-banorë të tjerë të “Big Brother Albania”.

Mes tjerash ai foli për debatin Einxhel-Donald lidhur me pagesat dhe tregoi edhe një përvojë të veten me një këngëtare shqiptare.

“Kam patur 2-3 raste. Rasti më i fundit ishte në qershor me një divë që vetëquhet. Kishte dhe një koncert para dy- tre muajsh. As familjen nuk e çova në pushime duke u marrë me të. Duhet ta paguash tjetrin, jo ti hedhësh një vlerë qesharake. Kur e ke mikeshë ose mik nuk e diskuton paraprakisht. Pastaj më tha shiko se nuk kam mundësi, dështova. Më premtoi që do më merrte sërish, në koncertin tjetër kishte marrë dy të tjerë, miqtë e mi”, u shpreh Brama.

Tani është përfolur shumë për 4 milionë ndjekësit e tij në “Instagram” që kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve duke menduar se nuk janë realë.

Lidhur me këtë gjë, Tani tha se ndjekësit e tij i ka si rrjedhojë të projekteve të ndryshme.
“Kur i kishte 2 milion ndjekës Enca, uau Enca me ndjekës arabë, andej- këndej. Kujdesen dy shokë për Instagramin tim, ma menaxhojnë mirë. (qesh) Unë bëj dhe workshop-e, njoh shumë njerëz”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832