INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bardha, eleganca e rafinuar për verën 2018 [FOTO]

E bardha, eleganca e rafinuar për verën 2018 [FOTO]

Publikuar më: 09:58 31-05-2018

E bardha është ngjyra që përdoret më shumë në verë. Mbart me vete freski dhe elegancë të rafinuar.

Simbol i pastërtisë dhe pafajësisë, por gjithashtu edhe imazh i elegancës së matur që është gjithnjë e pametë. E bardha është gjithashtu ngjyrë ideale për t’u përdorur gjatë sezionit të verës sepse edhe pasqyron valët dhe rrezet e diellit, ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, për të na mbajtur të freskët dhe për të na nxjerrë në pah ngjyrën e marrë në plazh. Stilistët e kanë propozuar të bardhën në 1000 mënyra të ndryshme kombinimi.

Nëse keni frikë nga efekti ‘akullore’ ose akoma  më keq ‘infermiere’, mund ta thyejmë rezultatin duke e kombinuar atë me të zezën, një kombinim gjithmonë super klasik. Ose me ndonjë ngjyrë tjetër.

Mjafton të keni në garderobë një këmishë, pantallona (ose thjeshtë një skaj të tyre), portofol, sandale apo syze me kornizë të bardhë, që të garantoni një veshje të cilën do të mund ta shfrytëzoni në 1000 mënyra.

Një nga stilistët që e ka refuzuar të bardhën është Chanel. Por një ‘prekje’ e bardhë e bën veshjen tuaj me shumë stil. E bardhë e mbushur me hijet e fildishit dhe kremit , gjendet në koleksionin e Laura Biagiottit. Ndërsa Louis Vuitton ka zgjedhur nuancën e së bardhës absolute të pastër, të kombinuar me blunë. Të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe Roberto Cavalli ndërsa Missoni propozon dantella të bardha dhe transparente. Valentino ka zgjedhur nuancat e së bardhës së akullt për një efekt shumë të rafinuar.

images.jpg

c64bc1aafa808264156910ad2e8c58fd.jpg

Rembo-styling-2018-Glitter-Gaeten-JK-1-S-front-2-LR.jpg

Look-3_3910aa36-9f66-4341-a4e9-3723638fc4c2_grande.jpg

ALEXANDER-WANG.jpg

 

GURUNG_WCFS14_050.jpg

 

catwalk-to-white-aisle-wedding-style-inspiration-for-brides-new-york-fashion-week-ralph-lauren-2.full.jpg

 

Love.JilSander.SS13-3.jpg

download.jpg

 

White-Outfit-for-2014-Pantsuits-with-White-Obession.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488