INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E befasishme, aktivistët protestë në sallën, ku flitet për ndërtimin e Heceve

E befasishme, aktivistët protestë në sallën, ku flitet për ndërtimin e Heceve

Publikuar më: 10:45 03-06-2016

Të paparashikueshëm dy aktivistët e shoqërisë civile, Eljan Tanini dhe Andi Tepelena me gjestin në sallën e Hotel  Tirana ku ishte duke u mbajtur një konferencë lidhur me ndërtimin e HEC-eve në Vjosë pjesë e së cilës ishin përfaqësues grekë dhe zëvendësministri i Energjitikës Gëzim Musabelliu.
Grekët janë të interesuar që në Shqipëri të ndërtohen sa më shumë HEC-e, gjë që kundërshtohet fuqishëm nga shoqëria civile. Kësisoj, Tanini dhe Tepelena kanë hyrë papritur në sallë pikërisht në momentin kur ishte duke folur zëvendësministri duke i shpalosur para syve parrullën “Jo Diga”. Aktivistët bënë thirrje në sallë për të krijuar energjinë solare; "Jo diga dhe beton".
Një gjë e tillë ka lënë të shtangur zëvendësministrin, që ka zgjedhur mos flasë ndërsa organizatorët e konferencës janë kujdesur më pas që të nxjerrin jashtë dy aktivistët. Sakaq, mësohet se zv.ministri Musabelliu ka deklaruar se qëndrimi i qeverisë shqiptare është që Vjosa të jetë park kombëtar, siç dhe ka deklaruar edhe kryeministri Rama nga Kalivaçi e sipër nuk do ndërtohet asnjë hidrocentral./Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.002507209777832