INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E befasishme. Familjarët e muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri letër Ramës

E befasishme. Familjarët e muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri letër Ramës

Publikuar më: 15:46 28-09-2016

Mediat iraniane pretendojnë se familjarët e disa muxhahedinëve që kanë mbritur në Shqipëri i kanë nisur Edi Ramës një letër. Sipas këtyre mediave letrën e kanë shkruar 10 persona që kanë vënë dhe emrat.
Ata akualisht jetojnë në provincën Ilam në perëndim të Iranit. Teksa i thonë Ramës se fëmijët dhe të afërmit e tyre janë mashtruar nga premtimet boshe të Marjam Ghaxhar Ezodanlu dhe të Masud Raxhavi, liderit të Organizatës Moxhahedine Khalk..
Ata kërkojnë nga kryeministri Rama që t’u mundësojë takimin me familjarët e tyre të ndarë prej 20 vjetësh.
Kjo letër e publikuar nga mediat iraniane mund të mos jetë e vërtetë pasi regjimi atje ka shpallur armik çdo anëtar të organizatës muxhahedine që jeton brenda dhe jashtë vendit.

Ja letra që pretendohet se është shkruar nga familjarët e muxhahedinëve:
Kryeministri i nderuar i Shqipërisë
Z. Edi Rama
Përshëndetje
Ne jemi disa familje të anëtarëve të grupit Moxhahedine Khalk nga Irani, provinca Ilam, që emrat e tyre po i shënojmë në fund të kësaj letre. Këta bijë tanë disa vite më parë janë mashtruar me premtimet boshe të Marjam Ghaxhar Ezodanlu dhe të Masud Raxhavi, liderit të Organizatës Moxhahedine Khalk. Fëmijët tanë janë dërguar në Irak dhe secili prej tyre kanë mbi 20 vjet që janë ndarë nga familjet e tyre dhe janë futur nën robërinë mentale dhe fizike dhe po jetojnë nën masa të ashpra kufizuese. Ata janë privuar edhe nga çfarëdo lloj kontakti me familjet e tyre me anë të telefonit ose nëpërmjet letërkëmbimit. Ne, shumë herë kemi shkuar në Irak për tu takuar me fëmijët tanë duk përballuar të gjitha vështirësitë e rrugës dhe situatës së rrezikshme në atë vend dhe kemi shkuar pranë kampit të Organizatës Moxhahedine Khalk në Ashraf dhe Liberti ku kemi thirrur fëmijët tanë nga afër, mirëpo për fat të keq jemi përballur me fyerje, sharje dhe keqtrajtime nga ana e krerëve të Organizatës Moxhahedine Khalk. Çdo herë jemi kthyer mbrapa në shtëpitë tona pa u takuar me fëmijët tanë dhe të zhgënjyer. Tani kërkojmë nga kryeministri i respektuar i Shqipërisë që të na bëjë një të mirë neve duke krijuar mundësitë që të takohemi me fëmijët tanë! Ne shpresojmë që këtë letër do ta lexojë personalisht kryeministri i Shqipërisë dhe të na mundësojë të çmallemi dhe gëzohemi me fëmijët tanë, sepse ne e dimë që kryeministri i Shqipërisë ka të gjitha mundësitë që të na plotësojë kërkesën tonë!
Shprehim falënderimet tona më të sinqerta për kryeministrin e respektuar të Shqipërisë!

Familjet:
Satar Khejri
Hamid Khejri
Ali Mahdavi
Akbar Çaraghi
Ali Asghar Barani
Irexh Nasiri
Jari Kuçeki
Morad Xhalilian
Zaher Gholamhuseini
Nemat Pirani

Article Logic
Execution time: 0.0032820701599121