Nuk mund të mungonin të qeshurat në programin “Një kat më lart” aq më shumë kur në studio erdhi aktori i humorit Visjan Ukcenaj. Mjaftoi që partnerja ta telefonte gjatë programit dhe Ermali të fliste me të.
Jona dhe Visjani kanë 8 vjet në një raport të konsoliduar ndërsa Ermali pasi e përshendet e pyet me shaka se si ka ndejtur 8 vjet me të, nëse kanë plane serioze, përgjigje që mesa duket kap në befasi Visjanin.
“8 vjet janë shumë pak, do ketë shumë më shumë. Afër dasmës jemi, të gjitha vijnë avash, avash’ – tha Jona teksa Visjani dhe Ermali shpërthejnë në të qeshura.
“Moj ti, unë them se di për dasmën, ti thua afër rrugës jemi, moj ti shoq’- ndërhyri Visjani.
Jona shkakton shumë të qëshura teksa tregon rrëmujën që bën aktori në shtëpi, ndërsa ai ndërhyn “Mos e thuaj, mos e thuaj”. Çfarë hedh ai kudo në shtëpi? Mos humbisni këtë moment shumë argetues në minutën e 19-të të intervistës.