INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"E bëj për femrat e pasigurta aty jashtë"! Zhvishet modelja me përmasa "plus" në një set përvëlues! [FOTO]

Publikuar më: 13:52 13-01-2017

Ashley Graham tregoi shumë “lëkurë” në setin e saj të fundit për revistën V, ku ndër të tjera, kishte veshur reçipeta dhe rrjetë shumë provokuese.

Veshja vazhdohet nga një fustan që thuajse nuk ishte aty, duke i ofruar kamerës shumë, tepër “material”. Por në intervistën brenda faqeve të revistës, 28 vjeçarja tregon se zhveshja për të nuk është aq e frikshme po ta krahasosh me çfarë ka bërë tjetër në karrierë. Ashley thotë se e urren ende kur pyetet për të qënit një modele me përmasat “plus” edhe pas 17 vitesh në industri. Ajo thotë se nuk e duron dot diçka të tillë dhe shton gjithashtu se të gjithën këtë e bën edhe për femrat me përmasa më të mëdha aty jashtë që ndjehen ende të pasigurta për veten.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932