Me siguri ka qenë thjesht një provokim nga ana e saj!
Nëse deri dje nuk ishte zbuluar asgjë rreth jetës private të këngëtares Enca Haxhia, sot ajo u zgjua “me një të dashur”. Kjo sepse pothuajse të gjitha mediat rozë shkruanin për të dashurin e ri të këngëtares duke postuar edhe foton e saj teksa puthej me nje djalë. Por ka qenë vetë 20 vjeçarja ajo që pak më parë i ka mohuar këto zëra duke ironizuar atë çka ishte shkruar deri tani. “Për çfarë të dashuri po flisni?”, ka thënë ajo . Me siguri e gjitha kjo ka qenë një lojë e “vajzës dreq” në bashkëpunim me dj-in e saj personal i cili e shoqëron atë në çdo event. Pas kësaj shtohet edhe më shumë kurioziteti se cili është ai djali të cilit Enca shpesh i dedikon statuse dhe shprehje në Snapchat.