Ilda Bejleri sigurisht është një prej femrave më seksi të ekranit shqiptar duke marrë kështu jo pak vëmendje për statusin e saj.
Shpesh ajo është përfolur për lidhje të mundshme me futbollistë por gjithmonë ajo ka mbetur diskrete duke mos zbuluar shumë për jetën e saj private deri tani.
Por mesa duket Ilda ka vendosur të zbulojë pak mbi statusin e saj në intervistën më të fundit në “Pushime on Top” nga moderatori Flori Gjini.
E pyetur nëse ajo ishte në një mardhënie, single, apo në një lidhje të komplikuar, Ilda ka zbuluar se situate e saj është e komplikuar, por ajo ndihet mirë me veten.
"E komplikuar do thoja. Jam shumë mirë me veten. Kaq më mjafton. E komplikuar, sepse, sigurisht, kur një person është i arrirë, në sensin që e di çfarë kërkon, është e vështirë ta gjesh ashtu siç e kërkon dhe ashtu siç ti e dëshiron".
Përsa i përket unazave, moderatoja seksi ka thënë se ajo ka shumë unaza me diamantë, por ato nuk ja dhuron askush përveç vetes.