Hollywood mund të bëhet i nxehtë, jashtëzakonisht shumë i nxehtë.
Sienna Miller dhe Ben Affleck luajnë rolin e dy personave në marrëdhënie të zjarrtë në filmin e ardhshëm me gangsterë, “Flick By Night”. Dhe bukuroshja 35 vjeçare dukej si një çupëlinë që kishte rënë kokë e këmbë brenda në shfaqjen në tapetin e kuq përkrah bashkë-protagonistit të saj. Miller nuk u shqit për asnjë sekondë nga Affleck, me dyshen që qëndroi shumë afër. E si mund të ndodhte ndryshe për dy persona që kanë xhiruar plot 9 orë të zjarrta seksi për të realizuar skenat e forta të filmit të tyre më të ri. Vetë aktorja britanike u deklarua për E! se skenat e seksit ishin të shumta dhe dyshja praktikisht e bëri kudo. Duket qartë që nuk është e lehtë të jesh aktor...