Në këtë ditë të gënjështrave, të gjithë VIP-at po na befasojnë duke na bërë të gjithëve konfuzë! Një prej tyre është edhe moderatorja e njohur e emisionit “Për’puthen”, e cila ka publikuar një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” ku shprehej se do të publikonte një këngë të re mbrëmjen e sotme në orën 20:00.
Bora publikoi një ‘screenshot’ ku duket fotoja “përfaqësuese” e këngës, ndërkohë që titulli është “Nuk jam si ti”. Ajo i paralajmëroi ndjekësit për një surprizë disa orë më parë, ndërkohë që vetëm tani publikoi këtë lajm.
Mirëpo, teksa nuk e dinim nëse bëhej fjalë për një projekt të vërtetë apo një shaka të ditës së gënjeshtrave, një gjë tjetër na ka habitur të gjithëve!
Ka qenë pikërisht Beatrix Ramosaj ajo që ka bërë një postim shuumë të ngjashëm me atë të Borës, ku njofton publikimin e një kënge të re! Prisni se ka akoma… titulli i këngës është “As unë si ti” dhe do të publikohet ditën e sotme në orën 20:00!
Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për ndonjë rastësi të paplanifikuara, apo dy vajzat po thumbojnë hapur njëra-tjetrën në rrjete sociale.
Bora Zemani ja arriti t’i “gënjejë” të gjithë me sukses në ditën e gënjështrave!
Teksa moderatorja e rrjetit ka zjerë rrjetin me postimin e saj më të ri ku tha se do të publikonte një këngë të titulluar “Nuk jam si ti” në orën 20:00, pak kohë më pas, ajo zbuloi se e gjitha ishte një rreng e ditës së 1 prillit!
Si duket edhe Trixa ka bërë të njëjtën gjë pasi kënga ende nuk është gati dhe nuk do titullohet “As unë si ti”, por “Më ndikon” dhe duket si kënga dedikuar ndarjes me Donaldin sic na tha Xheisara, ish-banorja e BBVIP.