Ajo është ndër vajzat më të përfolura dhe ndër ato më seksi të showbizz-it. Shpesh here rrëmben titujt kryesorë të medias online rozë, me apo pa dijeninë e saj.
Së fundmi Ronela tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një foto të publikuar në profilin e saj në Instagram ku shfaqet e veshur me një palë paliçeta ngjyrë jeshile ulliri, që janë të lirshme veçanërisht në pjesën e poshtme.
Por pjesa e varur kanë bërë që në pjesën intime të krijohet një rrudhë dhe shumë prej ndjekësve e kanë krahasuar me organin gjenital të një mashkulli.
Këngëtarja ka reaguar nëpërmjet disa insta story-ve, ku shprehet se në fakt ndryshe nga New York-u ku ajo ndodhet , njerëzit kanë shumë punë dhe nuk kanë kohë për fjalë, në Shqipëri ka shumë parazitë që në fakt nuk kanë faj.
“Dmth, nga këtu ku jam, ku shoh njerëz që kanë 100 punë, që ikën dita pa e kuptuar dhe prapë kanë gjithmonë kohë për të thënë një fjalë të mirë, e kuptoj gjithë dëshpërimin dhe kohën e lirë parazitare që kemi për të nxjerrë vetëm mllef, vrer, ofendime zili! Dhe mbase s’keni faj! Dhe sa për b*le, unë realisht mund t’i kem më të mëdhaja se ca “skutha” që e mbyllin natën duke i shfryrë gjithë epshet e tyre të neveritura nëpër foto…. U më fal! Edhe një gjë! Ishte thjesht një rrudhë se ka dhe nga ata që s’hanë pykë farë dhe e mendojnë vërtetë ore! Dhe po shkruaj shqip meqë kemi shumë kërkesa ahahahha. Plus dhe mos ju dëgjojë njeri tjetër! Ditë të mbarë!
Ajo e ka mbyllur postimin e saj ku shton se: “Tani besoj është momenti që po të njëjtët dërgojnë nga këto mesazhet e tipit: “Të drejtë ke”, “Po me ca merresh”, “Bravo Ronela” . etj.