INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bënë shtatzënë dhe ç'nuk thanë për të, tani Era Istrefi rrëfen arsyen e mungesës dhe flet për albumin e shumëpritur! [FOTO]

E bënë shtatzënë dhe ç'nuk thanë për të, tani Era Istrefi rrëfen arsyen e mungesës dhe flet për albumin e shumëpritur! [FOTO]

Publikuar më: 20:31 17-03-2020

Era Istrefi u bë subjekt i mediave rozë pak javë më parë kur u vu re mungesa e saj në rrjetet sociale dhe në muzikë, madje edhe e bënë shtatzënë.

Por Era nuk ka pritur më dhe përmes një serie postimesh në Instastory ka treguar arsyen përse nuk po vjen me muzikë të re dhe me albumin e premtuar.

Fillimisht ajo ju uron fansave shumë shëndet dhe i këshillon ata të kenë kujdes në këtë periudhë të përhapjes së Koronavirusit.

Era shpjegon se arsyeja e vonesës së albumit lidhet me disa arsye juridike, por situata me Koronavirusin e ka vonuar edhe më shumë daljen e tij.

“Ju uroj shumë imunitet dhe shëndet dhe kujdes sepse situata është shumë serioze. Fansat më shkruajnë çdo ditë pse nuk ka dalë deri tani albumi”.

“Janë disa cështje juridike të cilat janë shumë të mërzitshme t’jua shpjegoj. E kam kompesuar këtë kohë me punë por për shkak të virusit (albumi) po vonohet”.

Era shprehet se kjo është situata e saj dhe e shumë njerëzve nëpër botë, por e rëndësishme është të jesh gjallë.

“E rëndësishme është të jesh gjallë të marrësh frymë në shtëpitë tona, me familjet tona. Mos u shqetësoni për asgjë. Faleminderit për mbështetjen! Ju dua”, e mbyll fjalën këngëtarja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0044670104980469