Pa ndarjes nga Klaudia Pepa, Albi Nako u përfol për një lidhje me balerinën tjetër Alba Hoxha edhe pse ata vetë e mohojnë diçka të tillë, portalet dhe detajet në foto ‘që I tradhëtonë’ tregojnë të kundërtën.
Por Albi ëhstë pyetur pak javë më parë nga Cass ku ka thënë se gjithçka thuhet e shkruhet lart e poshtë nuk është veçse një lajm i rremë e aspak serioz.
Por dyshimet duket se u shtuan më shumë pasi çifti u kapën mat pas një fotoje në Paris, por edhe këtë herë asnjë detaj nuk të çonte të mendoje se Albi dhe Alba po jetojnë “një romancë”. Fundjavën e shkuar, lajmet në disa media e portale shqiptare kanë guxuar edhe më shumë duke folur për një fejesë të mundshme, madje edhe private, të çiftit.
Pas këtyre aludimeve Alba, në një prononcim për revistën Class, ka thënë se spekulimet e kanë kaluar masën, ndaj duhet të marrin fund: “Fejesa është një shpikje. Asgjë nuk është e vërtetë dhe mjaft më me aludime të tilla”, – thotë Alba.
Në lidhje me raportin me Albin, balerina dhe moderatorja e motit në Tv Klan mohon edhe një herë tjetër të ketë një marrëdhënie më shumë se miqësore me të: “S’jam në marrëdhënie me Albin dhe nuk dua të flitet më për këtë”, – e mbyll Alba me dëshirën që ky thashethem të marrë fund një herë e mirë.