INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bënë të lidhur dhe me Mozzik! E ka gjetur shpirtin binjak dhe është në një lidhje dashurie? KIDA përgjigjet TROÇ!

E bënë të lidhur dhe me Mozzik! E ka gjetur shpirtin binjak dhe është në një lidhje dashurie? KIDA përgjigjet TROÇ!

Publikuar më: 12:31 27-09-2020

Kida është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare e cila prej vitesh i ka dhuruar publikut shumë hite. Përveç anës profesionale, ajo është shumë e komentuar edhe për jetën private dhe jo rrallë herë është ngacmuar në lidhje me jetën sentimentale.

Madje, për shkak të afrimitetit në projektet e fundit me Mozzik, nuk kanë munguar as thashethemet për ndonjë shkëndijë të vogël mes tyre. Mirëpo Kida i ka shuar të gjitha kureshtjet, teksa ishte e ftuar në premierën emisionit “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën në Top Channel.

Sikurse të gjithë të ftuarit e tjerë edhe Kida nuk ka mundur t’i shpëtojë sfidës “Ndaje ose haje”. Këngëtares iu bë një pyetje që të gjithë janë kuriozë: “A ka patur ndonjëherë Kida të dashur sepse asnjëherë nuk kemi dëgjuar për një lidhje dashurie nga ti?!”

Për t’i shpëtuar ushqimit të shpifur këngëtarja vendosi të flasë duke treguar se nuk është një lidhje dashurie dhe nuk e ka gjetur ende shpirtin binjak.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038118362426758