Një ndër vajzat më të famshme shqiptare pa diskutim ka qenë dhe është Ajsi Xhaxhaj. Vetëm në një moshë të vogël ajo zotëronte një famë mjaft të madhe duk e u njohur që e vogël si aktorja kryesore e “Kripmjaltëzat”. Pak kohë më parë në media u përfol shumë rreth një lidhje të mundshme mes Xhaxhaj dhe regjisorit të njohur, Drilon Hoxha, por këto fjalë dolën të pavërteta pasi ishte thjesht një skenë xhirimi dhe para pak muajsh Ajsi na tregoi se ka marrë një propozim për fejesë.
E ishin pikërisht skenat e këtij filmi që ka patur premierën mbrëmjen e sotme që bënë fansat dhe disa media të mendonin se ata janë të lidhur, por Ajsi duket kokë e këmbë e dashuruar me të fejuarin e saj.
Ajo mori pjesë në premierën e filmit më të ri të Drilonit, por i shprehu publikisht dashurinë “amores”.
“Gjithë bota me botën, un duke i shkruar amores”, shkruan Ajsi teksa ndodhet në një bar dhe duket shumë e bukur.