Nevina Shtylla është një ndër moderatoret që ka tërhequr shumë shpejt audiencën pas vetes me bukurinë dhe elegancën e saj. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto dhe video nga aktiviteti i përditshëm.
Para pak muajsh ishte në qendër të mediave rozë pasi u tha se mund të jetë në një lidhje me Eros Grezdën, por ajo i mohoi këto thashetheme. Madje, nuk kanë munguar edhe batutat në transmetimet “live” në emisionet ku ajo moderon, si “Procesi Sportiv” apo edhe në “E Diell”, mirëpo së fundmi “Panorama Sport” ka zbuluar lidhjen e vërtetë të moderatores bukuroshe.
Arbër Myftari, një djalë shumë simpatik, mjaft serioz është djaloshi fatlum që thuhet se është në një romacë me një ndër vajzat më të bukura të ekranit shqiptar.
Kjo romancë është konfirmuar edhe më tej me disa foto nga pushimet e kësaj vere të moderatores.
Fotot janë marrë në plazhet e jugut pak ditë më pare, nga “Panorama”. Aktualisht, Nevina po kalon pushimet e saj me partnerin para nisjes së sezonit të ri telelviziv.