Alban Osmani së fundmi ka qenë në qendër të vëmëndjes për fushatën e saj “Ti je një luledielli””, por ditën e djeshme ajo pushtoi portalet me një tjetër lajm.
Moderatorja u përfol se kishte nisur një lidhje me njërin nga ish banorët e “Big Brother”, Anaid Kalotin. “Kur shoh sytë e tu, më ikën mendja fare”. Kështu i ka shkruar ai Albanës në një foto të fundit të saj në Instagram dhe kaq mjaftoi të hamendësohej se mes tyre kishte diçka.
Por ka qenë vetë Albana ajo që ka reaguar e acaruar duke i quajtur “lajme idiote”.
“Ndodh që kthehesh në darkë pas një dite të ngarkuar dhe lexon lajme për “lidhje”, marrë shkas nga koment dashamirës apo nga një foto me një drekë mes miqsh. Le të themi që s’na zë më gjumi po nuk na shqetësoi thashethemnaja e ditëve të sotme. Shoqëria ëhstë pasuri, mos ma ngatëropni me paçavuret tuaja”, shkruan ajo. /intv.al/