S4MM është një nga reperët më të njohur të momentit, i cili numëron disa hite në tregun muzikor shqiptar, por edhe bashkëpunime të ndryshme ku më të suksesshmet mund të përmendin ato me Noizyn. Ai është i njohur edhe për diss-et që ju bën reperëve të tjerë, por para disa muajsh u përfol në disa media online sikur ka shkuar me pushime në Paris me këngëtaren e talentuar Kanita.
Të gjitha këto dyshime lindën pasi ata postuan foto nga i njejti vend në Paris, por ishte vetë S4MM që i mohoi këto zëra duke thënë se nuk është e vërtetë. E mohoi se është në lidhje me Kanitan, por nuk e mohoi se po përjeton një romancë.
Në një intervistë për Prive, S4MM u pyet nëse është i dashuruar dhe po shijon një lidhje romantike!?
Dhe përgjigja e tij ishte fare e thjeshtë…
“Po kush është vet sot? Nuk jam vet”, u shpreh reperi.