Ditën e djeshme nëpër portale nisën të qarkullonin disa foto të Klea Hutës dhe Erik Fullanit në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Dhe nisur nga këto foto u bë fakt që ata të dy ishin të lidhur. Diçka e tillë jo vetëm që rezultoi të ishte i pavërtetë por edhe irritoi dy protagonistët në lajm të cilët reaguan ashpër.
Pasi postoi lajmin e publikuar Eriku shkroi anash: “Këto janë budallallëqe. Klea është mikja jonë e familjes dhe njerëzit që na njohin e dinë shumë mirë. Mirë që lodheni por të paktën zini njëherë tamam”. Gjithashtu edhe vetë Klea reagoi duke thënë se ky lajm ishte tërësisht i pavërtetë dhe se Erikut i uronte të gjente dashurinë.