Gjatë verës që lamë pas në mediat rozë qarkulloi me shpejtësi lajme se Beatrix Ramosaj dhe reperi i njohur shqiptar që banon në Londër, Escobars, ishin në një lidhje.
Shkak për këto thashetheme u bë fakti se Escobars kishte postuar disa story në profilin e tij në Instagram ku shihej në shoqërinë e këngëtares bukuroshe dhe kaq u desh që lajmi të merrte dhenë.
Mirëpo Escobars reagoi menjëherë pas këtyre lajmeve duke e mohuar lidhjen dhe këngëtarja gjithashtu nuk ka folur publikisht mbi ndonjë lidhje të mundshme romantike.
E megjithatë një bisedë private në Instagramin e Beatrix na bëri që të na ngriheshin sërish dyshimet se midis tyre mund të ketë diçka.
Edhe pas këtyre aludimeve, këngëtarja apo reperi nuk kanë reaguar.
E megjithatë duket se së fundmi këngëtarja ka injoruar çdo thashethem të mundshëm dhe tani ka postuar një tjetër story në Instagram ku suporton projektin e tij më të fundit muzikor.
Sigurisht ky është një gjest që e shohim gjithmonë tek të famshmit që mbështesin njëri-tjetrin, e megjithatë në rastin e Beatrix dhe reperit, hamendësimet mbeten ende të hapura se mund të ketë diçka m♪7 tepër se shoqëri.