Adrola Dushi është një prej modeleve shqiptare më të suksesshme, e cila prej vitesh po e zhvillon karrierën e saj SHBA. Në vitin 2012 ajo mori kurorën e më të bukurës duke u zgjedhur Miss Universe dhe që prej asaj kohe karriera e saj ka njohur vetëm suksese.
Modelja shqiptare pranoi dy vite më parë lajmin se është divorcuar nga bashkëshorti i saj Adis Patushi. Ajo është shprehur se ndarja ishte tërësisht paqësore dhe janë gjithmonë bashkë, kur bëhet fjalë për vogëlushin e tyre, Troi.
Por pas ndarjes, ndjekësit u bënë kureshtarë në lidhje me statusin e Adrolës tani që s’është më e martuar. Së fundmi ajo pozoi krah modelit simpatik Pavllo Zengo. Në fotot e publikuara nga modelët shqiptarë, ata dukeshin shumë të afërt dhe në disa media online u komentuan sikur janë të lidhur.
Mirëpo, për këto lajme Adrola nuk reagoi dhe në një intervistë të fundit në emisionin “E diell” la të kuptohej se është beqare.
Megjithatë, së fundmi bukuroshja shqiptare ka publikuar një foto në krahë të aktorit dhe modelit bukurosh dhe pranë i ka bërë një dedikim të ëmbël
“Gëzuar ditëlindjen zemra ime”, ka shkruar Adrola.