Pak javë më parë rrëfeu se ndjehesh shumë mirë “single” dhe se i ishte përkushtuar tërësisht karrierës si modele.
Por tani, Demi Rose duket se është vënë në kërkim të një partneri afatgjatë dhe këtë ka nisur ta bëjë përmes rrjeteve sociale.
22-vjeçarja është bërë pjesë e rrjetit “Huggle”, një platformë për njohje të reja online. E për të reklamuar veten, Demi postoi në Instagram një faksimile të profilit të saj në këtë rrjet social duke sqaruar të gjithë ndjekësit se nuk ishte regjistruar aty për “aventurë”.