Reperet e reja shqiptare Rina, Tayna dhe Baby G duket se po pushtojnë tregun muzikor shqiptar.
Vazhdimisht ato komentohen për projektet e tyre më të reja e për diss-et në këngët e tyre.
E ndërkohë që janë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes, sa i përket jetës private ato kanë qëndruar diskrete, të paktën deri tani.
Disa ditë më parë ishte Rina ajo e cila bëri disa postime romantike që na bënë të mendonim se ishte në një lidhje, e megjithatë për t'i bërë gjërat tamam zyrtare, hapin e ka marrë Baby G.
Reperja shqiptare ka vendosur të bashkëpunojë me partnerin e saj Lim Hoti
Ishte reperja që postoi në Instagram një video ku shfaqen të dy në makinë, ndërsa në sfond dëgjohet një pjesë nga kënga e tyre që pritet të publikohet së shpejti.
“Kush është gati për ‘Pretty Gangster’”, shkroi Baby G në postimin e Instagram-it.