Një ndër vajzat më të famshme shqiptare pa diskutim ka qenë dhe është Ajsi Xhaxhaj. Vetëm në një moshë të vogël ajo zotëronte një famë mjaft të madhe duk e u njohur që e vogël si aktorja kryesore e “Kripmjaltëzat”. Pak kohë më parë në media u përfol shumë rreth një lidhje të mundshme mes Xhaxhaj dhe regjisorit të njohur, Drilon Hoxha.
Si duket këto fjalë tashmë nuk dolën fare të vërteta dhe këtë na e ka treguar vetë Ajsi nëpërmjet një fotoje të postuar në ‘Insta Story’. Ajo shihet në Paris duke u puthur me një mashkull fytyrën e të cilit nuk na e ka treguar por mund tu themi se iniciali i tij është shkronja: “B”.
Kush të jetë vallë mashkulli misterioz? Të jetë i famshëm apo jo? Këtë ja lëmë kohës ta zbulojë./intv.al/