INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bija bën këtë gjest për të ruajtur kujtimin e mbretit të Pop-it, Michael Jackson [FOTOVIDEO]

E bija bën këtë gjest për të ruajtur kujtimin e mbretit të Pop-it, Michael Jackson [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 16:46 08-10-2016

Paris Jackson dhe i dashuri i saj rocker Michael Snoddy udhëtuan gjatë të mërkurës drejt fermës së Neverland.

Aty ku Paris  bashkë me vëllanë dhe motrën e saj Prince dhe Blanket jetonin dikur me mbretin e pop-it, Michael Jackson.

Por RadarOnline ka mësuar se kjo nuk do të jetë vizita e tyre e fundit atje.

Pas më shumë se 7 vjet pas vdekjes së Jackson, Radar ka mësuar  se biondja 18 vjeçare po e mendon serizoiosht idenë e blerjes  së pronës dhe ta vërë  atë në emër të saj.

Paris ka  postuar këto foto në Instagramin  saj , të bëra gjatë vizitës atje bashke me 26 vjeçarin Michael Snoddy. Krah fotos ajo shkroi: “Ndihem aq mirë që jam në shtëpi…edhe për pak”.

Paris dëshiron që ta marrë të dashurin , Snoddy-n atje sepse ai tashmë është pjesë e rëndësishme e saj dhe një ditë do të martohet me të.

“Në qoftë se babai i Paris do të  ishte ende gjallë, do të dëshironte që e bija  t’i tregonte mashkullit që do të donte,  shtëpinë  e tij”,  tha për Radar një burim pranë familjes Jackson.

Ferma “Neverland” është ende në shitje, për 100 milionë dollarë dhe  Paris bashkë me vëllanë e saj po e mendojnë ta riblejnë atë në mënyrë që ta ruajnë për përgjithmonë kujtimin e familjes. 

my new friends, Rickie, Survivor, and Kyle :)

A video posted by Paris-Michael K. Jackson (@parisjackson) on

Article Logic
Execution time: 0.0021820068359375