Vajza e Michael jackson nuk del shpesh në skenë, por sa herë që e bën duket se ka dicka për të thënë…për veten e saj.
Paris Jackson rrëfen se më në fund nuk vuan nga fantazmat e së shkuarës dhe për këtë e kanë ndihmuar tatuazhet e saj. Megjithëse mbushi 18 vjec vetëm përpara dy muajsh, ajo ka një koleksion mbresëlënës prej 23 tatuazhes në trupin e saj. Ajo vazhdon duke treguar se këto imazhe në lëkurë për të nuk janë vetëm art, por edhe një mënyrë për të simbolizuar vuajtjet që ajo ka kaluar në jetë. Dhe me 23 të tilla në 18 vite, duhet të ndjehet shumë e kënaqur që ia ka dalë ta rimarrë veten!