Genta Fatali është një prej reperave më të njohur në muzikën shqiptare.
Së fundmi është përfolur shumë për një lidhje mes tij dhe motrës mjaft simpatike të Loredanës, Rozafa.
Ndonëse reperi e ka mohuar publikisht këtë gjë e madje është shprehur se ajo është kushërira e tij aludimet vazhdojnë me preteksin se reperi thjesht ka thumbuar Mozzik, i cili është shprehur po njëlloj në fillimet e lidhjes së tij me Loredanën.
E megjithatë duket se së fundmi Gent Fatali qenka braktisur nga nusja në altar.
Sigurisht jo në jetën e tij personale, por në videoklipin më të fundit që pritet që reperi të sjellë.
Nga fotot e prapaskenave duket Genti i veshur si dhëndër dhe pamje të tjera nga videoja muzikore.