INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E braktisi apo jo ‘Dancing With the Stars’? Almeda Abazi tregon të vërtetën me...[FOTO]

E braktisi apo jo ‘Dancing With the Stars’? Almeda Abazi tregon të vërtetën me...[FOTO]

Publikuar më: 19:03 24-03-2018

Thashethemet ja behën vrullshëm dhe pothuajse u bë viral diskutimi nëse Almeda Abazi e ka braktisur apo jo "Dancing with the stars".

Shkaku i këtij largimi të supozuar është përfolur se ka ardhur si pasojë e shtrimit në spital të bashkëshortit të saj Tolgahan.

Aktori ishte vaksinuar për t'iu shmangur sëmundjeve që mund të marrë në Afrikë, aty ku i duhej të shkonte për të takuar fansat, por vaksina i kishte shkaktuar reaksion alergjik.

Për shkak të kësaj, Almeda vetëm një ditë pas puntatës së parë të "Dancing with the stars", mori rrugën për Stamboll për të qenë pranë bashkëshortit, gjendja e të cilit është normalizuar.

Lajmi mori dhenë duke u përhapur gjithandej në faqet e medieve rozë dhe vetëm pak më parë me një postim në Instagram ka qenë vetë bukuroshja Abazi e cila i ka dhënë përgjigje definitive këtyre diskutime.

Almeda ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram ku shihet nga momentet duke prezantuar Dancing With the Stars”.

"Dancing With the stars Albania shihemi javën e ardhshme", shkruan Almeda Abazi në postimin e saj.

Fansa mblidhni veten! Almeda nuk është larguar nga “DWS”.

as_rfp9q3.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0051600933074951