Hysaj u transferua nga Empoli te Napoli në fillim të këtij sezon dhe të paktë ishin ata që kishin besim te talenti shkodran, por tashmë që këtij sezoni po i vjen fundi, 22-vjeçari i ka bërë të gjithë të ndryshojnë mendim.
Shumë klube kanë shfaqur interes për të, por të enjten një emër i madh ka dalë në skenë dhe bëhet fjalë as më pak e as më shumë për Barcelonën, kampionët në fuqi të Champions League.
Lajmi i bujshëm për shqiptarin është konfimruar nga “El Mundo Deportivo”, një medie sportive shumë pranë klubit katalan.
Barcelona po has vështirësi në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku prej disa sezonesh aktivizohet Dani Alvesh, por së fundi braziliani nuk po jep më siguri dhe drejtuesit e klubit po mendojnë seriozisht zëvendësimin e tij me një tjetër lojtar.
Objektivi kryesor i Bracelonës duket se është 22-vjeçari i Bayer Leverkusen, Wendell Nascimento Borges, i cili luan në të dy krahët e mbrojtjes dhe që vlerësohet nga 10 deri 15 milionë euro, por Hysaj mund të fitojë më shumë kuotë në përfundim të sezonit.
Shkodrani ka pasur një rritje të vazhdueshme të formës së tij, që prej mometin kur aktivizohej me Empolin në Serie B, tre vite më parë, ndërsa nëse do të arrinte të kalonte te Barcelona me siguri që do të ishte kulmi i karrierës së tij.