INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E Bujshme: De Biasi i përlotur, largohem sot nga Kombëtarja shqiptare

E Bujshme: De Biasi i përlotur, largohem sot nga Kombëtarja shqiptare

Publikuar më: 10:29 14-06-2017

Trajneri Gianni De Biasi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit. Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.

“Nga sot, nuk jam më trajner i kombëtares. Sot, lë drejtimin e kombëtares pa pasur një skuadër tjetër që mund të punoj aktualisht. Po largohem për t’i lënë kohë trajnerit të ri që të njihet me skuadrën gjatë ndeshjeve që kanë mbetur”, tha De Biasi.

“Pas Evropianit isha i bindur që mund të përmirësoheshim dhe kështu do të jetë, por pa mua”, shtoi ish-trajneri italian i Shqipërisë.

Ndërsa Presidenti i FSHF-së, Duka deklaroi se nuk mendon që cikli i De Biasit me kombëtaren tonë kishte përfunduar.

“Unë nuk mendoj që cikli i De Biasit ka mbaruar. Unë kam pritur gjithmonë fundin dhe më pas kam diskutuar për kontratën, pasi kam menduar që negociatat dëmtojnë qëllimin. Kam besim të patundur që De Biasi ka qenë trajneri më i mirë i kombëtares dhe që ka pasur suksesin më të madh deri më sot. Unë e falenderoj dhe miqësia jonë do të vazhdojë, ndoshta edhe më e fortë”, deklaroi Duka.

Në lidhje me trajnerin e ri, Duka tha: “Që sot do të nis të mendoj për pasardhësin. Opsionin e trajnerit shqiptar kurrë nuk e kam përjashtuar”.

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891