INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bujshme, fanella e Kombëtares kuqezi më e shitura në Zvicër

E bujshme, fanella e Kombëtares kuqezi më e shitura në Zvicër

Publikuar më: 09:02 07-06-2016

Kombëtarja jonë po bën kërdinë edhe në Zvicër. Kualifikimi historik në ‘Euro 2016’ ka bërë që entuziazmi i tifozëve kuqezi të jetë i papërmbajtshëm duke arritur një shifër rekord të fanellave të shitura në Zvicër.

Sipas të përditshmes ‘Blick’ fanella e Kombëtares shqiptare është më e shitura në Zvicër edhe pse përfaqësuesja helvetike është pjesëmarrëse në “Francë 2016”.

Në një vend me mbi 8 milionë e 200 mijë banorë, ku vetëm disa qindra mijëra janë me origjinë shqiptare, kryesisht nga Kosova, fanella kuqezi është më e kërkuara në treg, duke lënë të habitur edhe vetë pronarët e dyqaneve, të cilët deklarojnë se produktet me simbolet kombëtare shqiptare shiten sikur të ishin ora zvicerane.

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053