Pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i suksesshëm i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni De Biasi u bë trajner i Alaves në Spanjë, por aventura e tij nën drejtimin e ekipit spanjoll nuk zgjati shumë. Por siç duket De Biasi ka shfaqur interes për të marrë drejtimin e Kosovës, të paktën kështu është shprehu Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli.
Ky i fundit është takuar sot me ish-trajnierin e Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi nga ku sipas tij ka lënë të kuptohet se është i interesuar për të marrë drejtimin e kombëtares së Kosovës. Pacolli nëpërmjet një postimi në rrjetete sociale ka shkruar se është takuar me heroin e shqiptarëve.
Postimi i plotë:Me mikun tim Gianin, heroin e gjithë shqiptarëve. De Biassi mu duk goxha i interesuar për ta drejtuar edhe Kosovën. Do të bisedoj me Vokrrin, ndoshta mund të bëhet diqka e bukur. ?