INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bujshme! Interi s'ka më besim te Handanoviç, vë në “shënjestër” portierin shqiptar

E bujshme! Interi s'ka më besim te Handanoviç, vë në “shënjestër” portierin shqiptar

Publikuar më: 09:22 29-08-2018

Dy gabimet që Samir Handanovic bëri në takimin ndaj Torinos që i kushtuan Interit fitoren, kanë sjellë shqetësim të madh si te tifozët, ashtu edhe te drejtuesit e klubit. Portieri slloven nuk po ofron më siguri, për më tepër që edhe në sezonin shkuar në disa takime ai gaboi, duke penalizuar zikaltrit. Një klub që mendon të rivalizojë Juventusin, nuk mund t’i lejojë vetes që në portë të ketë një gardian që nuk ofron siguri.

Në Spanjë shkruajnë se njeriu i cili do të ketë detyrën që të ruajë portën e klubit milanez ëhstë gardiani i kuqezinjve, Thomas Strakosha. Sajti spanjoll “Fichajes.net” shkruan se drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio ka nisur nga puna për të gjetur një pasues të sllovenit.

Strakosha është një nga tre kandidatët për të qenë portieri i parë i Interit. Dy emra të tjerë që vlerësohen në ambientin zikaltër janë Alphonse Areola i PSG-së, i cili është ulur në stol pas kalimit të Gianluigi Buffon-it te parisienët dhe Andre Onana që luan te Ajax. Handanovic është 34 vjeç dhe rendimenti i tij ka rënë. Ndërkohë që të tre kandidatët janë më pak se 23 vjeç e ky shikohet si një investim për të ardhmen.

Madje nisur nga gjendja e grupit, mund të jetë e nevojshme që të afrohen 2 portierë tek Interi. Gjithsesi, në rast se do të investojë për Strakoshën, klubi zikaltër do të duhet që të paguajë një shifër të lartë. Për mediet Igli Tare deklaroi se nëse gardiani i Liverpool-it Alisson u ble për 75 milionë euro (ishi-i i Romës), gardiani kuqezi vlen 80 milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773