Luçiano Moxhi do të jetë këshilltari i Partizanit, teksa ka firmosur zyrtarisht me të kuqtë.
Lajmi bëhet i ditur në TVSH, konkretisht në faqen e emisionit “Rubrika Sportive”, ndërkohë që pritet që në ditët në vijim të bëhet edhe prezantimi i Moxhit para medieve.
Moxhi është takuar sot me presidentin Demi, me të cilin ka nënshkruar edhe kontratën. Emri i tij është lidhur edhe më parë me futbollin shqiptar, teksa ish-administratori i deleguar i Juventusit është përfolur se do të merrte klubin e Dinamos, madje e ka ndjekur edhe në një ndeshje me Elbasanin.