Milani nuk ka të ndalur në merkato dhe pas milionave të investuara, tashmë në merkato synohet edhe talenti shqiptar, Milot Rashica. Lajmi është përhapur sot nga mediat italiane të cilat flasin për një interesim të kuqezinjve për mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, i cili prej dy sezonesh po shkëlqen në kampionatin holandez me Vitesen. Mendohet që kartoni i Rashicës vlerësohet rreth 8 milionë euro nga klubi holandez, një shifër e cila përballohet pa probleme nga klubi i Milanit, i cili ka qenë një nga “mbretërit” e merkatos gjatë kësaj vere.