Një hetim për financat dhe shpenzimet e klubit gjigant të Francës, Paris Saint-Germain është rihapur së fundmi nga UEFA. Kampionët në fuqi të Ligue 1, PSG fillimisht u shfajësuan nga akuza për thyerje të rregullores së Fair Play Financiar (FFP) me vendim paraprak të muajit qershor, por trupa më e lartë e qeverisjes së futbollit europian deklaroi se vendimi do të rishikohej.
Tashmë trupa e kontrollit financiar për klube e UEFA-s, ka votuar për rikthimin e çështjes për hetime të mëtejshme. Rregulli i Fair Play Financiar, synon për një ekuilibrim mes arkëtimeve dhe shpenzimeve të justifikuara të klubeve.